Altin Krasniqi: Lipjani i tha PO PDK-së dhe Bedri Hamzës!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Lipjanit, ku ka marrë mbështetje të madhe për programin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
“Lipjani i tha PO PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza! Mbështetja e qytetarëve të Lipjanit dëshmon besimin në vizionin tonë për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. Së bashku drejt fitores!”, ka deklaruar Krasniqi.
PDK vazhdon fushatën intensive në të gjitha komunat e Kosovës, duke synuar fitore në zgjedhjet e 11 shkurtit.