Adnan Thaqi: Nekoci, shembull i organizimit dhe mobilizimit për fitoren e PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në fshatin Nekoc, ku është diskutuar për organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve në ditën e zgjedhjeve.
Thaqi ka vlerësuar angazhimin e strukturave të PDK-së në këtë fshat, duke e cilësuar Nekocin si një shembull të shkëlqyer të organizimit politik. Ai u shpreh i bindur se më 9 shkurt, qytetarët do të votojnë për fitoren e PDK-së dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Struktura e Partisë Demokratike në fshatin Nekoc është shembull i një organizimi dhe mobilizimi të shkëlqyer për të kontribuar në të mirën e përgjithshme! Sot diskutuam për ditën e zgjedhjeve, ditën e fitores për qytetarët dhe për Partinë Demokratike të Kosovës,” ka shkruar Thaqi.
PDK vazhdon mobilizimin në terren, duke zhvilluar takime me qytetarë nëpër komuna të ndryshme, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.