Adnan Thaqi: Arllati, Gjergjaj dhe Lagjja Bytyqi, bashkimi i fuqishëm për ndryshim!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar takime me banorët e Arllatit, Gjergjajt dhe Lagjes Bytyqi, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.
Thaqi theksoi se ky mobilizim është dëshmi e fuqisë së bashkimit dhe përkushtimit të qytetarëve për një ndryshim të madh dhe të domosdoshëm në Kosovë.
“Takimi në Arllat, Gjergjaj dhe Lagjja Bytyqi ishte dëshmi e fuqisë së bashkimit dhe përkushtimit të pathyeshëm drejt ndryshimit. Qytetarët sot e dëshmuan se janë të bashkuar për ndryshimin e shumëpritur! Një ndryshim që po sjell shpresë dhe po shpërndahet në çdo pjesë të Kosovës!”, u shpreh ai.
Fushata e PDK-së po vazhdon me mbështetje në rritje në të gjitha komunat, duke u fokusuar në programin për zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës.
#PDK131
#BedriHamza1✅
#AdnanThaqi82✅