Abelard Tahiri në Dragash: Qytetarët kërkojnë një Kosovë më të mirë dhe një qeverisje meritore
Abelard Tahiri, kandidati për deputet nga PDK, ka takuar qytetarët e Dragashit në një ngjarje të mbushur me entuziazëm dhe mbështetje. Ai theksoi se qytetarët janë më të etur se kurrë për një epokë të re në Kosovë, nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzës si kryeministër.
Tahiri vuri në dukje se data 9 shkurt është gjithnjë e më afër dhe mobilizimi i madh i qytetarëve për fitoren e PDK-së është në rritje.
“Kjo mbështetje masive që kemi marrë, si ajo në Dragash, është një motiv dhe përgjegjësi e madhe për të ofruar një qeverisje meritore, ku çdo qytetar mund të ndërtojë perspektivën e vet, pa mbetur pas”, tha Tahiri.
Ai shprehu mirënjohjen për Dragashin dhe theksoi se ditët më të mira janë përpara, duke ofruar një shpresë të re për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
#PDK131❤️
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AbelardTahiri10




