Valon Grabovci: PDK po forcon mbështetjen në Istog, takim entuziast në Saradran

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe përkrahësit e partisë në fshatin Saradran të Istogut. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, dhe kandidati tjetër për deputet, Shasivar Haxhijaj.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Grabovci shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe entuziazmin e qytetarëve, duke theksuar se PDK është e gatshme për një fitore të madhe më 9 shkurt.

“Mbrëmë me kryetarin e degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, dhe kandidatin për deputet, Shasivar Haxhijaj, pata kënaqësinë të takoj bashkëvendasit e mi dhe përkrahësit e PDK-së në Saradran. Të bindur se Kosova mundet #MaMirë me Bedri Hamzën kryeministër! Faleminderit nga zemra Saradran!” – ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Kandidati i PDK-së ritheksoi se Bedri Hamza mbetet zgjedhja më e mirë për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të zhvilluar. Ai gjithashtu kërkoi mbështetje për veten e tij me numrin 55 në listën e PDK-së.

Fushata elektorale e PDK-së po vazhdon me intensitet në të gjitha komunat e Kosovës, duke synuar të sigurojë përkrahje të gjerë për kandidatët e saj dhe për liderin e partisë, Memli Krasniqin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë