Shasivar Haxhijaj: Saradrani dëshmoi përkrahjen e madhe për PDK-në!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shasivar Haxhijaj, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, dhe kandidatin për deputet, Valon Grabovci, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët dhe përkrahësit e PDK-së në Saradran.

“Mbështetja juaj na jep forcë për të vazhduar rrugën drejt një Kosove më të zhvilluar dhe më të fortë! Nuk ka projekt madhor që nuk mban nënshkrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Bedri Hamzës. PDK ka dëshmuar me punë konkrete se është motori kryesor i zhvillimit të vendit”, tha Haxhijaj.

Ai u shpreh mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar përkushtimin e PDK-së për të sjellë ndryshimin e duhur për Kosovën.

#PDK131✔️
#BedriHamza1✔️
#MemliKrasniqi2✔️
#ShasivarHaxhijaj52✔️

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë