Shasivar Haxhijaj: PDK, forca e ndryshimit dhe zhvillimit – takim entuziast në Gjakovë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shasivar Haxhijaj, ka zhvilluar një takim me përkrahësit e PDK-së në Gjakovë, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
Në fjalën e tij, Haxhijaj ka theksuar se PDK mbetet forca kryesore e ndryshimit dhe zhvillimit në vend, duke garantuar rezultate konkrete për qytetarët.
“Takim i mrekullueshëm me përkrahësit e PDK-së në Gjakovë! PDK është dhe do të mbetet forca e ndryshimit dhe zhvillimit. Me mbështetjen tuaj, do të sjellim rezultate konkrete për qytetarët tanë. Faleminderit Gjakovë për mikpritjen dhe besimin!” – ka deklaruar ai në një postim në rrjetet sociale.
Haxhijaj, i cili garon me numrin 52 në listën e PDK-së, ka ftuar qytetarët që të mbështesin këtë subjekt politik në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke përkrahur kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër dhe liderin e partisë, Memli Krasniqin.
Fushata e PDK-së në Gjakovë po vazhdon me intensitet, me synimin për të siguruar sa më shumë mbështetje në këtë qytet.