Mobilizim i jashtëzakonshëm në Llaushë dhe Leqinë/ Bekim Haxhiu: Fitorja e madhe më 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka mbajtur takime elektorale në Llaushë dhe Leqinë, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët.
Haxhiu ka vlerësuar mobilizimin e jashtëzakonshëm të strukturave dhe përkrahësve të PDK-së, duke theksuar se kjo energji është motiv shtesë për të vazhduar angazhimin deri në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.
“Takime të mrekullueshme mbajmë në Llaushë dhe Leqinë. Mobilizimi i jashtëzakonshëm po vërehet shumë dhe pikërisht ky mobilizim po na motivon edhe më shumë që bashkërisht të vazhdojmë fuqishëm aktivitetin deri në fitoren e madhe me 9 shkurt. Faleminderit nga zemra Llaushë dhe Leqinë për mbështetjen”, ka shkruar Haxhiu në një postim në rrjetet sociale.
Në këto takime, ai ka kërkuar mbështetje për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, kryetarin e partisë Memli Krasniqin dhe për veten e tij me numrin 109 në listën e deputetëve.
PDK po vazhdon me një fushatë të fuqishme në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke synuar rikthimin në qeverisje me një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.