Lulzim Nika merr mbështetje të madhe në Drenas: “Së bashku për një Kosovë më të mirë!”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, është pritur me mikpritje të veçantë në konakun e Faik Dervishit në Drenas, ku zhvilloi një takim me veprimtarë dhe përkrahës të partisë.
Gjatë këtij takimi, Nika shpalosi programin e PDK-së, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës. Ai u shpreh i inkurajuar nga mbështetja e madhe që mori për kandidaturën e tij për deputet.
“Pata nderin që, në konakun plot mikpritje të Faik Dervishit në Drenas, mes shumë miqve dhe veprimtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të shpalosim programin për një Kosovë më të mirë. Mbështetja e madhe që mora për programin e PDK-së dhe kandidaturën time për deputet ishte tejet inkurajuese”, u shpreh Nika.
Ai falënderoi të gjithë të pranishmit për përkrahjen dhe premtoi angazhim maksimal për të përfaqësuar denjësisht qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#LulzimNika96✅