Lavdije Deliu pritet me entuziazëm në Shipol: “Kosova Fituese 137 po gjen përkrahje të fuqishme!”

Shipoli i Mitrovicës ka pritur me entuziazëm kandidaten për deputete nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Lavdije Deliu, duke treguar mbështetje të madhe për listën Kosova Fituese 137.

Në një tubim të mbushur me qytetarë, Deliu falënderoi banorët për përkrahjen dhe energjinë e tyre, duke theksuar se ky momentum po ndihet në mbarë Kosovën.

“Energjia dhe mbështetja e Shipolit sonte janë dëshmi e fuqisë së ndryshimit dhe besimit në një të ardhme më të mirë për Kosovën. Së bashku, drejt fitores!” – tha ajo.

Koalicioni Kosova Fituese 137 po vazhdon fushatën me përkushtim, duke synuar të bindë qytetarët për platformën e tij dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë