Floriana Rugova: Çdo hap reflekton shpresën për një Kosovë #MaMirë

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Floriana Rugova, po vazhdon takimet e saj me qytetarët, duke u angazhuar për të forcuar mbështetjen ndaj PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rugova ka shprehur entuziazmin për energjinë dhe besimin e qytetarëve, të cilët, sipas saj, janë forca shtytëse për një fitore të madhe.

“Çdo hap nëpër lagje reflekton shpresën dhe vullnetin për #MaMirë. Energjia dhe besimi juaj na motivojnë të ecim me vendosmëri drejt fitores së madhe më 9 shkurt.” – ka shkruar ajo.

Floriana Rugova, e cila garon me numrin 81 në listën e PDK-së, po bën thirrje për mobilizim të plotë në mbështetje të programit të partisë dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

PDK po zhvillon një fushatë të fuqishme në terren, duke synuar të fitojë besimin e qytetarëve për një qeverisje më të mirë dhe më të përgjegjshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë