Fadil Demaku: Të mobilizuar për fitoren e PDK-së, Kosova mundet më mirë!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka bërë thirrje për mobilizim të plotë në përkrahje të partisë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Demaku ku shihet bashkë me vëllain e presidentut Thaçi, Nazminë, ka theksuar rëndësinë e bashkimit rreth PDK-së për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin.

“Të mobilizuar të gjithë së bashku për fitoren e PDK-së! Kosova mundet më mirë!” – ka deklaruar ai, duke dhënë mesazhin e tij për angazhim maksimal në këtë fazë të rëndësishme të fushatës.

PDK po vazhdon me intensitet aktivitetet elektorale, duke synuar të fitojë besimin e qytetarëve për një qeverisje që premton zhvillim ekonomik dhe stabilitet politik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë