Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë pamje të tubimit të sotëm me qytetarët në Prekaz, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Prekazi është symbol i luftës dhe sakrificës, e ku është gjithmonë frymëzim për ne.
Po ashtu Dervishaj theksoi se bashkë do të i sjellim 77 të mirat që i Meriton Kosova.
“Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, është gjithmonë frymëzim për ne. Angazhimi dhe sakrifica që na kanë dhënë heronjtë tanë, janë udhërrëfyesi që na drejton edhe sot në çdo hap për të mirën e Kosovës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që ishin prezentë dhe na mbështetën në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova”, ka shkruar Dervishaj.
Ndryshe Shahin Dervishaj, kandidon për deputet me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/