Besim Mulaj merr mbështetjen e grave të Istogut: LDK me vizion të qartë për zhvillim

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka zhvilluar takime të frytshme me gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë dhe Gurrakoc, organizuar nga kryetarja e forumit në Istog, znj. Fikrije Shala.

Gjatë bashkëbisedimit, Mulaj vlerësoi rolin e grave si shtylla të familjes dhe forcë për të ardhmen e vendit, duke theksuar se LDK ka programin më të mirë zgjedhor, me fokus në zhvillimin ekonomik, arsimin cilësor dhe shtetin e së drejtës.

“Ishte një kënaqësi të diskutoja me këto gra të jashtëzakonshme. U ndamë me bindjen e përbashkët se LDK ka vizion të qartë dhe me Lumir Abdixhikun kryeministër, ky vizion do të bëhet realitet.”

Mulaj, i cili garon me numrin 79, theksoi vendosmërinë e tij për të sjellë ndryshimin e duhur për Kosovën, duke falënderuar znj. Fikrije Shala dhe të gjitha pjesëmarrëset për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë