Alea nga Drenasi fituese e çmimit të parë në “Yjet e Flakës” 2025

Në përvjetorin e 34-të të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, këngëtarja Alea Dvorani është shpërblyer me Çmimin e Parë në festivalin “Yjet e Flakës” 2025 për interpretimin e saj në këngën “Baresha ime”.

Ky sukses vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare. Organizimi i festivalit, nën drejtimin e Kushtrim Jakupit, është vlerësuar për nivelin e lartë artistik dhe profesionalizmin.

Falënderime të veçanta janë shprehur për jurinë e festivalit për vlerësimin e drejtë, si dhe për bashkëpunëtorët që ndihmuan në realizimin e këngës, veçanërisht për organizatën Mollëkuqet, që ka mbështetur vazhdimisht Alean në rrugëtimin e saj artistik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë