Xhevahire Izmaku takohet me të rinjtë për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes

Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë, ku janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për të ardhmen. Takimi u organizua nga studentja e AAB-së, Anila Jashari, dhe shërbeu si platformë për një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Izmaku ka theksuar rëndësinë e angazhimit rinor dhe mundësive që duhet të krijohen për ta. “Patëm biseda të frytshme me të rinjtë rreth sfidave dhe mundësive për të ardhmen,” ka shkruar ajo, duke përcjellë mesazhin e saj me hashtagët #veçvepra137 #xhevahireizmaku9 #nismasocialdemokrate.

Ky takim vjen në kuadër të fushatës zgjedhore, ku Nisma Socialdemokrate po synon të theksojë angazhimin e saj për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje dhe zhvillimin e politikave që i ndihmojnë ata në arritjen e qëllimeve të tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë