Valon Grabovci takon qytetarët e Gjakovës: “Kosova mundet #MaMirë!”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka zhvilluar një takim të mbushur me entuziazëm dhe përkrahje në Gjakovë.
Grabovci theksoi se qytetarët e Gjakovës kanë mbështetur me forcë kandidatin Bedri Hamza dhe kanë shprehur besimin në programin e PDK-së.
“Sonte në Gjakovë, entuziazëm dhe përkrahje për Bedri Hamzën. Kosova mundet #MaMirë!” ka shkruar Grabovci në një postim në rrjetet sociale.
Ai u shpreh i bindur se PDK është forca që mund të sjellë ndryshime të qëndrueshme dhe të sigurojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Takimi vjen në kuadër të fushatës zgjedhore, ku PDK synon të fitojë mbështetje të gjerë dhe të sigurojë një mandat të fortë për të përballuar sfidat që ka para vetes Kosova.
#PDK131
#BedriHamza1
#ValonGrabovci55