Selim Pacolli: Mbështetje për prodhuesit vendor, TrePharm një shembull suksesi

Kandidati për deputet nga Lista për Familjen, Selim Pacolli, ka vizituar fabrikën e barnave TrePharm në Fushë Kosovë, një nga liderët e industrisë farmaceutike në vend.

Gjatë vizitës, ai ka vlerësuar rolin e Familjes Prishtina në zhvillimin e sektorit farmaceutik dhe ka riafirmuar përkushtimin e koalicionit për mbështetjen e prodhuesve vendorë.

“Ne si Koalicion për Familjen kemi premtuar mbështetje për prodhuesit vendorë dhe promovimin e tyre, jo vetëm brenda vendit, por edhe në tregun ndërkombëtar”, ka theksuar Pacolli.

Sipas tij, zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i prodhimit vendor janë kyçe për një Kosovë të fortë dhe të qëndrueshme.

Ai garon në zgjedhjet e ardhshme me numrin 2 në listën e koalicionit, ndërsa Lista për Familjen mban numrin 129.
#Voto129
#Voto2

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë