Patriot Krasniqi takon qytetarët e lagjes Kurillë: “Fitorja është shumë afër!”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka përfunduar një takim madhështor me qytetarët e lagjes Kurillë të Prizrenit. Ai u shpreh i ngazëllyer për mbështetjen që mori nga banorët dhe tha se vetëm 9 ditë ndajnë PDK-në nga një fitore e madhe.
“Takimi ishte i shkëlqyer! Qytetarët e lagjes Kurillë na pritën me entuziazëm dhe besim të madh. Vetëm 9 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe!” ka shkruar Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.
Ai theksoi se PDK do të vazhdojë angazhimin e saj për zhvillimin e Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
Kandidati Patriot Krasniqi, së bashku me Bedri Hamzën dhe Memli Krasniqin, synon të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe të sigurojë përfaqësim të denjë në Kuvendin e Kosovës.
#PDK131
#BedriHamza1
#Memlikrasniqi2
#PatriotKrasniqi88