Lulzim Nika: Historia e familjes Bajraktari, një frymëzim për të ardhmen

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, ka kaluar një mëngjes të veçantë duke dëgjuar rrëfimet e Ramadan Shaban Bajraktarit, pjesëtar i një familjeje me histori të pasur në luftën për Shqipërinë etnike.

“Familja Bajraktari ka dhënë shumë për çështjen kombëtare dhe sakrificat e tyre janë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë”, ka deklaruar Nika, duke vënë theksin te rëndësia e njohjes së së kaluarës dhe kontributit të brezave të mëparshëm për lirinë dhe identitetin kombëtar.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka marrë nga Ramadan Shaban Bajraktari, duke theksuar përkushtimin e tij për të vazhduar betejën për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.

Lulzim Nika garon për deputet me numrin 96 në listën e PDK-së.

#PDK131
#LulzimNika96

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë