Isak Neziri: Ekonomia dhe punësimi, prioritet për të mbajtur rininë në Kosovë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka shprehur entuziazmin e tij pas takimeve me qytetarët e lagjes Drenasi I, Shtrubullovës dhe Çikatovës së Re. Ai theksoi se ekonomia dhe punësimi janë çështje emergjente për vendin.

“Zemra mal mes njerëzve të mi të dashur! Të gjithë po pajtohemi se ekonomia dhe punësimi janë nevoja emergjente të Kosovës për ta mbajtur rininë këtu dhe për të krijuar mundësi të reja për gratë,” ka deklaruar Neziri.

PDK po vazhdon fushatën me fokus në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, duke synuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë