Aurora Berisha: Malisheva e vendosur për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka vlerësuar atmosferën dhe mobilizimin e madh të qytetarëve në një tubim në Malishevë. Ajo ka theksuar se kjo energji tregon mbështetjen e madhe për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Tubim madhështor dhe atmosferë e jashtëzakonshme sot në Malishevë. Kjo energji tregon mobilizimin e qytetarëve për t`i dhënë PDK-së fitoren. Malisheva ka vendosur për vizionin e PDK-së dhe për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza”, ka deklaruar Berisha, transmeton portali DrenicaOnline.

PDK po vazhdon fushatën me takime në gjithë Kosovën, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të fituar zgjedhjet dhe për të formuar qeverinë e re./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë