Arta Vokshi-Nallbani: Peja meriton më shumë, PDK është zgjedhja e duhur

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arta Vokshi-Nallbani, ka theksuar se Peja, me historinë dhe traditën e saj të pasur, meriton një zhvillim më të madh dhe një qeverisje që i shfrytëzon mundësitë e saj.

“Peja jonë, me historinë dhe traditën e saj të pasur, me njerëz punëtorë dhe të ndershëm, meriton më shumë. Peja ka potencial të jashtëzakonshëm, por ai potencial duhet të kthehet me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

PDK po vazhdon fushatën në të gjitha komunat e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë