Adnan Thaqi takon banorët e Poklekut të Vjetër dhe Poklekut të Ri: “Mbështetja për PDK-në mbetet e fortë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim me banorët e Poklekut të Vjetër dhe Poklekut të Ri, në shkollën që mban emrin e heroit Fehmi Lladrovci.

Gjatë këtij takimi, Thaqi u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe besimin e banorëve ndaj PDK-së, duke theksuar se kjo lidhje është ndërtuar me punë dhe përkushtim.

“Pokleku i Vjetër dhe Pokleku i Ri u bashkuan në shkollën që mban emrin e heroit Fehmi Lladrovci! Na pritën si gjithmonë, me besim dhe mbështetje”, ka shkruar Thaqi në një postim në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu theksoi se PDK-ja mbetet parti e angazhuar për zhvillimin e vendit dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve.

Ky takim vjen në kuadër të fushatës zgjedhore, ku PDK synon të sigurojë mbështetje të gjerë për kandidatët e saj, përfshirë Bedri Hamzën dhe Adnan Thaqin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë