Shahin Dervishaj: Gratë në Kosovë meritojnë 77 herë ma mirë

Kandidati nga diaspora për deputet, nga radhët e PDK-së, Shahin Dervishaj, ka vazhduar takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.

Dervishaj ndau edhe disa fotografi ku ndër to u shpreh se gratë janë shtylla e cdo shoqërie.

Ai veçoi edhe ish deputeten Sala Ahmetin, ku e cilësoi si një shembull të forcës, guximit dhe përkushtimit.

Postimi i plotë:

“Edhe gratë në Kosovë meritojnë 77 herë ma mirë!

Ka ardhur koha që gratë të marrin mbështetje të plotë dhe mundësitë që u takojnë. Pata kënaqësinë të takoj Sala Ahmetin, e cila është një shembull i jashtëzakonshëm i forcës, guximit dhe përkushtimit.

Gratë janë shtylla e çdo shoqërie dhe është detyrë e jona të sigurojmë që ato të kenë mundësi të barabarta dhe mbështetje të gjithanshme”./GazetaInfokus

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë