Po planifikonin një vrasje, Policia e Kosovës shkatërron grupin kriminal
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Prishtinë dhe Pejë, të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të një grupi kriminal.
Sipas policisë, të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke pranuar armët që do të përdoreshin për kryerjen e një vrasjeje të planifikuar.
Gjatë kontrolleve në katër lokacione të ndryshme, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, municion të kalibrave të ndryshëm dhe prova të tjera të rëndësishme.
Pas intervistimit nga organet e drejtësisë, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin po vazhdojnë.