Floriana Rugova: Gratë do të kenë mbështetjen e merituar në qeverinë e ardhshme
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Floriana Rugova, ka deklaruar se gratë do të kenë mbështetjen dhe trajtimin e duhur në qeverinë e ardhshme me kryeministër Bedri Hamza.
Ajo thekson se kontributi i gruas ka qenë i jashtëzakonshëm në të gjitha etapat historike të Kosovës dhe se tani gratë kanë nevojë për mbështetje përmes projekteve konkrete, të udhëhequra nga njerëz të dëshmuar me vepra.
“Gratë tashmë kanë vendosur. Ato e dinë se mbështetjen që u nevojitet e kanë te kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, dhe programi i Partisë Demokratike të Kosovës,” ka deklaruar Rugova.
Ajo e përmbylli mesazhin e saj me thirrjen: “Me gra dhe për gra, Kosova duhet më mirë!”