Endrit Shala në Komoran: Kosova ka nevojë për një qeveri që vepron dhe mban fjalën

Kandidati për deputet nga Nisma, Endrit Shala, bashkë me Kryetarin Fatmir Limaj dhe kandidatët e listës “Për Kosovën Fituese”, zhvilluan një aktivitet mbrëmë në Komoran të Drenicës, një vend ku janë të rrënjosura thellë themelet e lirisë dhe forcës kombëtare.

Endrit Shala theksoi se janë bashkuar forcat për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar për Kosovën. Ai ka ritheksuar angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke garantuar sigurinë dhe orientimin euro-atlantik për vendin.

Kandidati i Nismës ka folur gjithashtu për rëndësinë e një ekonomie të fortë, përmes investimeve strategjike që krijojnë vende pune dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve. Ai po ashtu ka shprehur mbështetje të fuqishme për sektorët e bujqësisë, industrisë dhe prodhuesve vendorë, duke siguruar që Kosova të bëhet një vend që prodhon, eksporton dhe fuqizon bizneset e veta.

Shala ka premtuar investime në infrastrukturë moderne dhe pavarësi energjetike, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

“Kosova ka nevojë për një qeveri që vepron dhe mban fjalën! Ne jemi gati të realizojmë projektet madhore që vendi ynë meriton!” tha Endrit Shala.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë