Arbëreshë Krasniqi: Malisheva e bashkuar për fitoren e NISMA-s më 9 shkurt
Dragobili u bë sot epiqendra e entuziazmit dhe mobilizimit qytetar në mbështetje të NISMA-s Socialdemokrate dhe liderit të saj, Fatmir Limaj.
Kandidatja për deputete, Arbëreshë Krasniqi, theksoi se Malisheva po dëshmon vendosmërinë për t’i dhënë përkrahje njerëzve të dëshmuar që kanë treguar veç Vepra.
“Malisheva e bashkuar dhe e vendosur për të rikthyer zërin e saj në institucionet e Kosovës. Ditë të mira po vijnë!” – u shpreh ajo.
Tubimi në Dragobil shënoi një tjetër dëshmi të mbështetjes masive që NISMA po gëzon në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku kandidatët e saj, përfshirë Arbëreshë Krasniqin (18), Vesel Krasniqin (20) dhe Isni Kilajn (29), po synojnë të marrin besimin e qytetarëve.