Aksidenti mes avionit dhe një helikopteri ushtarak, mbyllet aeroporti i Uashingtonit

Një tragjedi tronditi sot popullin amerikan, pasi një avion dhe një helikopter ushtarak u përplasen mes vete në Uashington.

Përplasja ndodhi mbi lumin Potomac, rreth orës 9 të mbrëmjes, raporton CNN, transmeton IndeksOnline.

Aeorplani i “American Eagle” po udhëtonte në drejtim të Aeroportit Kombëtar Reagan, kur u godit nga një helikopter ushtarak “Sikorsky”.

Avioni raportohet të ketë pasur 64 pasagjerë në bord.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet momenti kur helikopteri vijon rrugën në drejtim të avionit, për të ndodhur më pas përplasja nga e cila akoma nuk raportohet të ketë të mbijetuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i njësiteve përkatëse, të cilat kanë rrethuar zonën, me ekipet e kërkim shpëtimit që kanë nisur punën.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se aeroporti do të mbyllet deri ditën e premte, në ora 5.

Me të ndodhur përplasja, të gjitha uljet dhe ngritjet u ndaluan nga ky aeroport.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë