Therja me thikë e dy vëllezërve në Drenas, policia arreston edhe një të dyshuar

Është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në therjen me thikë të dy vëllezërve në Drenas që ndodhi para tri ditësh.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka dorëzuar edhe thikën me të cilën është kryer vepra.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia kishte njoftuar se dy vëllezër kishin kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF në Drenas pasi që ishin të therur me një mjetë të mprehtë.

Njëri nga viktimat ishte dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arritur të identifikohen dhe të arrestohen fillimisht tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit që të gjithë janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë