Patriot Krasniqi: Zhuri dhe Korilla, bastione të pamposhtura të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka zhvilluar takime elektorale në dy zona të rëndësishme për partinë, Zhur dhe lagjen Korilla, ku është pritur nga strukturat dhe përkrahësit e PDK-së.
Në Zhur, ai u takua me strukturat e degës së PDK-së, i shoqëruar nga deputeti Elmi Reçica, ndërsa më pas vazhdoi në lagjen Korilla, ku u prit nga anëtarë dhe simpatizantë të partisë.
“Dy takime motivuese në dy bastione të pamposhtura të PDK-së, në Zhurin e presidentit Thaçi dhe Korillen e kryetarit Veseli. Të gjithë të bindur se Kosova mundet më mirë pas 9 shkurtit”, ka shkruar Krasniqi.
Ai dhe mbështetësit e tij shprehën përkushtimin për ta çuar PDK-në drejt fitores dhe për ta zgjedhur Bedri Hamzën kryeministër të ardhshëm të Kosovës.