Dikur përfaqësonte studentët, ndërsa sot merr mbështetje të fuqishme prej tyre

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Adnan Thaqi, ka theksuar rëndësinë e studentëve si forca kryesore për të ndërtuar një Kosovë më të mirë. Ai ka shprehur përkushtimin e tij për mbështetjen e të rinjve përmes Fondit Shtetëror të Bursave, duke e konsideruar arsimin një të drejtë dhe jo një privilegj.
“Studentët janë fuqia e tashmes! Ata bartin guximin për të sfiduar, forcën për të ndryshuar dhe vizionin për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë. Arsimi nuk duhet të jetë privilegj, por e drejtë për të gjithë,” ka deklaruar Thaqi.
PDK po vazhdon fushatën e saj me theks të veçantë tek arsimi dhe mbështetja për të rinjtë.
#PDK131
#BedriHamza1✅
#AdnanThaqi82✅