Bedri Hamza dhe Bekim Haxhiu marrin mbështetje të fuqishme në Klinën e Epërme
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim elektoral në Klinën e Epërme të Skënderajt, vendlindjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
“Në Klinë të Epërme të Skënderajt, nga bashkëvendasit tanë u pritem ngrohtësisht dhe morëm mbështetje të fuqishme. Banorët e fshatrave Klinë e Epërme, Tërnavc, Klinë e Mesme, Kuçicë e Kotorr u zotuan se vetëm Bedri Hamzës ia besojnë udhëheqjen e qeverisë dhe vizionit të PDK-së” ka shkruar Haxhiu.
Takimi ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në fushatën e PDK-së, duke konfirmuar përkrahjen e banorëve të kësaj zone për Bedri Hamzën si kryeministër dhe Bekim Haxhiun si deputet.