Aurora Berisha viziton kompaninë “Al-Trade”, premton mbështetje për sektorin privat

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka vizituar kompaninë “Al-Trade” në Drenas, duke e cilësuar atë si një shembull të suksesit jo vetëm në këtë komunë, por në gjithë Kosovën.

Gjatë kësaj vizite, Berisha ka prezantuar vizionin e PDK-së për sektorin privat, duke theksuar se mbështetja për bizneset është ndër prioritetet kryesore të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Mbështetja dhe fuqizimi i sektorit privat është prej prioriteteve kryesore të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Ne kemi plane konkrete për të ndihmuar sektorin privat,” ka deklaruar ajo.

PDK vazhdon të theksojë rëndësinë e zhvillimit ekonomik përmes politikave që lehtësojnë dhe mbështesin bizneset në Kosovë. Në këtë drejtim, Berisha ka siguruar se partia ka programe konkrete për të ndihmuar sipërmarrësit dhe për të krijuar një mjedis më të favorshëm për investime.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një sfidë e madhe për të gjitha partitë, ndërsa PDK synon të fitojë mbështetjen e votuesve për të implementuar vizionin e saj ekonomik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë