Aurora Berisha: “Drenicasit të mobilizuar për fitoren e PDK-së më 9 shkurt”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar takime me banorët e Gllobarit dhe Vuqakut, ku ka marrë përkrahje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Berisha theksoi se mobilizimi i qytetarëve të Drenicës për të mbështetur PDK-në dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën është më i madh se kurrë më parë. Ajo falënderoi ish-deputeten Sala Berisha-Shala për mikpritjen e ngrohtë në fshatin e saj, ku prezantoi para grave të pranishme pjesë të vizionit të PDK-së.

“Përkrahja që morëm në Gllobar dhe Vuqak është konfirmim për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Faleminderit të gjithë qytetarëve që po na mbështesin fuqishëm!” – u shpreh ajo.

PDK po vazhdon fushatën me intensitet të lartë në të gjitha komunat e vendit, duke synuar një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë