Tentoi të dëmtojë varrin e babait, sulmon policinë në Skenderaj

Një incident ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Skenderaj, ku një person me të meta psikike ka sulmuar zyrtarët policorë, duke shkaktuar lëndime tek njëri prej tyre.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari – një mashkull kosovar – fillimisht ka tentuar të dëmtojë varrin e babait të tij dhe më pas ka sulmuar efektivët e policisë që kishin ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Për pasojë, njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë