Xhevahire Izmaku falënderon përkrahësit gjatë fushatës: Kumrie dhe Fatmiri nga Vushtrria, shembull i punës së ndershme

Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga Nisma Socialdemokrate, ka ndarë sot një moment mirënjohjeje për mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga Kumrie Izmaku Terstena dhe bashkëshorti i saj, Fatmiri.
Në një postim, ajo ka theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje gjatë fushatës, duke vlerësuar çiftin si ndërmarrës të njohur në Vushtrri, pronarë të një qebaptoreje dhe gjelltoreje të respektuar nga komuniteti.
“Ata janë prindër të shkëlqyer dhe njerëz që e kanë ndërtuar jetën me punë të ndershme dhe përkushtim. Jam thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e tyre të fuqishme gjatë kësaj fushate. Faleminderit nga zemra, Kumrie dhe Fatmir!” – ka shkruar Izmaku në postimin e saj.
Në fushatën e saj, Xhevahire Izmaku ka theksuar shpesh lidhjet e ngushta me qytetarët dhe vlerësimin për njerëzit që punojnë dhe kontribuojnë në mënyrë të ndershme në shoqëri.
#XhevahireIzmaku9
#NismaSocialdemokrate
#VeçVepra137