Valon Grabovci: Kosova mundet më mirë me Bedri Hamzën Kryeministër

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka përmbyllur ditën me një takim frymëzues me studentë në Prishtinë.

Në një postim të tij, Grabovci theksoi rëndësinë e diskutimeve me rininë për të ardhmen e vendit, duke nënvizuar besimin e përbashkët se Kosova mund të bëhet më e mirë nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.

“U pajtuam që Kosova mundet Ma Mirë me Bedri Hamzën kryeministër!” tha Grabovci, duke shprehur entuziazmin për energjinë dhe angazhimin e studentëve.

#PDK131
#BedriHamza1
#ValonGrabovci55

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë