Shahin Dervishaj: Mbështetje për bizneset si Lindi Doors – shtyllë e zhvillimit ekonomik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka vizituar sot biznesin Lindi Doors në Skenderaj, ku ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e pronarit të kompanisë, Enver Mulaj.

“Lindi Doors është një shembull i shkëlqyer i inovacionit dhe cilësisë. Pata kënaqësinë të bisedoj me Enver Mulajn, një mësues i nderuar dhe një sipërmarrës i devotshëm, i cili ka sjellë një larmi të jashtëzakonshme produktesh në treg,” u shpreh Dervishaj.

Gjatë vizitës, Dervishaj theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset lokale, duke deklaruar:
“Këto biznese do t’i përkrahim dhe mbështesim edhe 77 herë më shumë”.

Ai gjithashtu u shpreh i impresionuar nga gamën e produkteve dhe përkushtimin për cilësi që Lindi Doors ofron për konsumatorët.

#PDK131
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë