Dervishaj nuk ndal takimet me bizneset: Janë themeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj ka vazhduar intensivisht takimet me bizneset në Kosovë.

Numri 77 i listës së PDK-së sot ka takuar pronarin e “Granit & Mermer ‘Bashkimi’”, për biznesin e së cilin ka thënë se është një shembull i punës së palodhur dhe angazhimit.

Dervishaj një biznismen i njohur në botën gjermane ka thënë bizneet janë themeli i zhvillimit ekonomik, shkruan Gazeta Infokus.

“Takim pas takimi. Vizitën vazhdova në biznesin Granit & Mermer ‘Bashkimi’, ku pata mundësinë të takohem me pronarin e përkushtuar, Bashkim Haliti. Përsëri, një shembull i shkëlqyer i punës së palodhur dhe angazhimit për të ofruar më të mirën. Këto biznese janë themeli i zhvillimit ekonomik të vendit tonë!”, shkruan Dervishaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë