Altin Krasniqi: Pokleku, dëshmi historike e gjenocidit dhe sakrificës për liri

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka rikujtuar me respekt dhe përulje masakrën e tmerrshme në Poklek, duke e cilësuar këtë vend si një simbol të dhimbjes dhe qëndresës së popullit të Kosovës.

“Pokleku nuk është thjesht një vendndodhje gjeografike e Drenicës, por një dëshmi historike e krimit të gjenocidit që Serbia ka kryer mbi popullin tonë. Në këtë tokë u derdh gjaku i pafajshëm i grave, fëmijëve dhe burrave, viktima të një masakre që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu përmendi rolin e William Walker si një avokat të së vërtetës dhe një figurë kyçe në ndërkombëtarizimin e krimeve të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës:
“William Walker nuk është thjesht një emër i përveçëm, por një dritare e komunikimit tonë me botën, që ndërgjegjësoi faktorin ndërkombëtar për dhimbjen dhe sakrificën tonë.”

Altin Krasniqi përfundoi mesazhin e tij me përulje dhe nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës:
“Heronj që me gjakun e tyre i dhanë kuptim fjalës liri, përulje dhe nderim i përjetshëm!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë