Adnan Thaqi: Raporti i qytetarëve të Drenasit me PDK-në, një lidhje e mbushur me emocion dhe punë të përbashkëta

Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Sankocit dhe Fushticës, ku ka diskutuar për projektet që do të realizohen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Raporti i qytetarëve të Drenasit me Partinë Demokratike është mbushur me emocion dhe shumë punë të përfunduara së bashku! Në Sankoc dhe Fushticë diskutuam për projektet që do të nisin menjëherë pas datës 9 shkurt,” tha Thaqi.
Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me PDK-në për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
#PDK131
#BedriHamza1
#AdnanThaqi82