Abelard Tahiri në Vushtrri: Arsimi, prioritet në qeverisjen e Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka zhvilluar një takim në Vushtrri me mësimdhënësit e kësaj komune, ku është diskutuar për të ardhmen e arsimit në Kosovë. Në këtë ngjarje, Tahiri u shoqërua nga ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, dhe kryetari i Degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi.

Sipas Tahirit, arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit shoqëror dhe kombëtar dhe do të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë së ardhshme të Bedri Hamzës. Ai premtoi rritje të pagave për mësimdhënësit, modernizim të infrastrukturës arsimore dhe përmirësim të kurrikulave në përputhje me kërkesat e shekullit XXI.

“Së bashku me mësimdhënësit e Vushtrrisë dhe të gjithë Kosovës, jemi më të motivuar se kurrë për një Kosovë më të mirë,” tha Tahiri.

PDK synon ndryshime në arsim

Partia Demokratike e Kosovës e ka vendosur arsimin si një nga prioritetet kryesore të programit të saj, duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit dhe modernizimin e sistemit arsimor.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025, dhe PDK, me sloganin “Kosova Mundet Ma Mirë,” synon të fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr vendin në mandatin e ardhshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë