77-shi i PDK-së, Dervishaj: Përkrahje e jashtëzakonshme për Bedri Hamzën dhe PDK-në nga bashkëluftëtarët e UÇK-së

Shahin Dervishaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim të veçantë me bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku u shfaq një përkrahje e jashtëzakonshme për Bedri Hamzën dhe programin e PDK-së.

Gjatë takimit, Dervishaj theksoi rëndësinë e përkrahjes nga ata që kanë kontribuar në luftën për liri, duke shtuar se UÇK-ja është e gjallë në zemrat e çdo qytetari të Kosovës.

Ai vuri në dukje se bashkëluftëtarët e UÇK-së janë gjithmonë një burim frymëzimi dhe mbështetje për të ecur përpara, me qëllimin për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Ndër nderimet më të mëdha janë ata që luftuan për liri. UÇK-ja është e gjallë në zemrat tona dhe do të mbetet gjithmonë një inspirim për të gjithë ne”, tha Dervishaj.

Kandidati i PDK-së u shpreh se përkrahja nga kategoria e luftëtarëve është shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

#PDK131
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë