Një vit pas vrasjes së Liridonës, kështu duket sot Naim Murseli teksa futet në Gjykatë

Nën masa të rrepta sigurie janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton Ekonomia Online.

Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e vrasjen e saj.Të akuzuarit për vrasjen e Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, do të dalin para gjykatës për të dhënë deklaratat e tyre.

Deri tani, tre të akuzuarit, Murseli, Kokalla dhe Plava, ndodhen në paraburgim, ndërsa për Dodajn, i cili dyshohet se ka shitur armën dorasit, është vendosur të lirohet pasi Gjykata Supreme ndërpreu masën e paraburgimit ndaj tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë