Lulzim Nika: Mbështetje e fuqishme nga Shyqri Bytyqi dhe Ramiz Lladrovci

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Nika, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me ish-ministrin e Arsimit, Shyqri Bytyqin, dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Nika ka vlerësuar lart këtë bashkëbisedim, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë për arritjen e objektivave të përbashkëta dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohem me miqtë e mirë, Shyqri Bytyqin dhe Ramiz Lladrovcin. Biseda të frytshme dhe mbështetje për të mirën e përbashkët!” – është shprehur Nika.

#PDK #MaMirë
#BedriHamza1
#LulzimNika96

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë