“Ka pasur ditë zie”, Zeqiri e konsideron provokim tubimin e VV-së në Skenderaj

Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka komentuar tensionet në tubimin elektoral në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.
“Hedhja e mjeteve piroteknike është e gabueshme dhe askush nuk e mbështet”, ka thënë ai.
Zeqiri ka thënë se vendimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të zhvilluar fushatë në Skenderaj, kur atje është shpallur ditë zie nga dega e PDK-së në Skenderaj për tre qytetarët, që e kanë humbur jetën në aksident, shpërfaq provokimin e këtij subjekti politik ndaj masës.
“Unë mendoj që më skandaloze është mbajtja e fushatës në Skenderaj sesa e atyre djemve sepse mbrëmë ka ndodhë një aksident, ku kanë humb jetën tre qytetarë të Drenicës. Dega e PDK-së në krye me Sami Lushtakun e kanë shpallë ditë zie”, ka thënë Zeqiri.