Jakup Nura: Tubimi i Kurtit në Skenderaj, mungesë respekti dhe përçarje mes shqiptarëve

Kandidati për deputet nga PDK, Jakup Nura, ka reaguar ndaj tubimit të kryeministrit Albin Kurti në Skenderaj, duke e cilësuar si mungesë respekti ndaj tri viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë në këtë komunë.

“Në Skenderaj nuk ka ‘të ndershëm’ e ‘të pandershëm’, këtu ka vetëm njerëz të mirë, të cilët ende vuajnë pasojat e luftës së fundit,” tha Nura, duke kritikuar gjuhën përçarëse të përdorur nga kryeministri.

Ai shtoi se qasja e Kurtit, e mbushur me urrejtje ndaj këtij rajoni, ka rikthyer kujtime nga një kohë e vështirë, kur shqiptarët treguan pathyeshmëri dhe unitet.

#PDK131
#JakupNura

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë