Besim Mulaj: Qeveria bllokon 400 biznese për shkak të paaftësisë

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga LDK, ka kritikuar qeverinë për bllokimin e rreth 400 bizneseve që nuk mund të rinovojnë kontratat e qirasë me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës.

Ai theksoi se kjo situatë është rezultat i paaftësisë për të krijuar Njësinë për Menaxhimin e Pronës Publike, edhe pse ligji që i transferon kompetencat kësaj njësie ka hyrë në fuqi më shumë se një vit më parë.

Mulaj premtoi se me qeverisjen e LDK-së, ky problem do të zgjidhet brenda muajit të parë. “Bizneset meritojnë siguri ligjore, jo kaos dhe bllokada,” tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë